Cake transferohet në Rusi

Tashmë është zyrtare, Klisman Cake transferohet tek Akhmat Grozni! Klubi i Shkëndijës ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me skuadrën ruse, për transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë. Burime të sigurta për *Superliga Shqiptare Fan Club* bëjnë me dije se Akhmat Grozni ka paguar 400 mijë euro për blerjen e kartonit të kapitenit të kuqezinjve të Tetovës, sa ishte dhe klauzola e largimit të tij.

26-vjeçarit i kishin mbetur dhe vetëm 6 muaj kontratë me Shkëndijën, e cila arrin të përfitojë diçka nga kjo lëvizje. Në Tetovë Cake qëndroi për katër vite, ku fitoi titullin kampion, e shkruajti historinë duke arritur dhe kalimin e grupit në Ligën e Konferencës. Po ashtu Cake ka fituar dhe besimin e Sylvinhos, i cili e ka ftuar në dy grumbullimet e fundit me Shqipërinë.