Pogradeci nis largimet

Te Pogradeci duket se ka filluar operacioni “fshesa” në prag të merkatos së dimrit. “Panorama Sport” mëson se liqenorët, të cilët kanë pretendime madhore për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, kanë ndërprerë bashkëpunimin deri tani me plot 4 lojtarë. Bëhet fjalë për futbollistët Imoh Ezekiel, Norik Krasniqi, Miçel Babatunde dhe Gabriel Okeçuku.

I pari u përjashtua për përplasjet që pati me drejtuesit, ndërkohë 3 futbollistët e tjerë janë larguar për shkak se nuk arritën të bindnin me paraqitjet e tyre.

Në kampin pogradecar, shpresohet që këta lojtarë të zëvendësohen me futbollistë cilësorë, të cilët të mund të arrijnë të bëjnë diferencën, për të finalizuar me sukses misionin e ngjitjes në Superiore.