Schumi ende rekordmen në F1

Michael Schumacher, shtatë herë kampion bote në Formula 1, kryeson listën e pilotëve më të paguar në historinë e “circus”-it të F1, sipas raportimeve të ‘Racing Neës 365’. Pasuria e tij neto vlerësohet në 790 milionë dollarë (rreth 670 milionë euro). Gjatë karrierës së tij, Schumacher ka arritur 91 fitore dhe shtatë tituj kampion bote, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në botën e sportit motorik.

Pilotët që e ndjekin në këtë renditje janë Leëis Hamilton, gjithashtu shtatë herë kampion bote, me një pasuri neto prej 304 milionë dollarësh (rreth 258 milionë euro), dhe Fernando Alonso, aktualisht pilot i Aston Martin, në vend të tretë me 264 milionë dollarë (rreth 224 milionë euro).

Edhe pse Schumacher mbetet një legjendë e Formula 1, shëndeti i tij aktual vazhdon të mbahet sekret, pas aksidentit të rëndë në një pistë skish në Meribel, Francë, ku qëndroi disa muaj në kome farmakologjike. Lista e pasurisë së pilotëve tregon qartë ndikimin e jashtëzakonshëm të tij brenda dhe jashtë garave.

sfidanti.al