Atlético Madrid ka njoftuar se pllaka e Thibaut Courtois do të hiqet nga ‘Walk of Legends’, pas komenteve të portierit belg kundër klubit. Courtois kishte deklaruar te Real Madrid se “Los Blancos janë një klub më i madh se Atlético Madrid”, duke zemëruar tifozët dhe klubin.
Klubi ka rishikuar kriteret për përfshirjen në këtë shëtitore legjendash pranë stadiumit ‘Metropolitano’. Tani nuk mjafton të kesh luajtur mbi 100 ndeshje; kriteret përfshijnë gjithashtu meritën cilësore, vlerat kuqebardhë, njohjen dhe trashëgiminë, momentet historike dhe sjelljen ndaj klubit dhe tifozëve.
Si pasojë, legjendat si Falcao, Luis Suárez dhe Baltazar janë prioritet, ndërsa Courtois dhe Hugo Sánchez përjashtohen për shkak të veprimeve ose deklaratave të tyre kundër Atleticos. Lojtarët aktivë si Koke, Oblak dhe Griezmann do të jenë të kualifikuar vetëm pasi të tërhiqen ose të largohen nga klubi.
Ky vendim është pjesë e përpjekjes së Atletico Madridit për të ruajtur integritetin dhe respektin ndaj historisë dhe vlerave të klubit.

