Berat Gjmshiti mungesa e madhe e Atalantës ndaj Interit

Dy ditë përpara ndeshjes ndaj Interit, e planifikuar për të dielën në orën 20:45, në ‘Neë Balance Arena’, Atalanta ka zhvilluar një seancë stërvitore pasdite në Zingonia. Sulmuesi Bakker ka kryer punë individuale në fushë, ndërsa mbrojtësi Berat Gjimshiti ka punuar përsëri i izoluar dhe duket shumë e vështirë që të jetë në dispozicion për sfidën kundër zikaltërve të Cristian Chivu.

Sipas burimeve të TMW, është më e mundshme që Gjimshiti të rikthehet vetëm për ndeshjet e para të vitit 2026, duke lënë të hapur nevojën e trajnerit Raffaele Palladino për alternativa në qendër të mbrojtjes. Ndërkohë, Raoul Bellanova ka vazhduar trajtimet e nevojshme për të shpejtuar rikthimin në fushë.

Skuadra do të zhvillojë edhe një seancë pasdite të shtunën, ditën përpara ndeshjes me Interin, gjithmonë në Zingonia, për të përgatitur më së miri sfidën dhe për të përcaktuar formacionin final.

sfidanti.al