Real Madridi gati të firmosë me talentin 19-vjeçar

Real Madridi pritet të mbyllë brenda 24 orëve të ardhshme transferimin e anësorit premtues Manex Rezola. Sipas ‘The Athletic’, lojtari 19-vjeçar do t’i bashkohet Akademisë Castilla, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Rezola, i cili këtë sezon ka realizuar 2 gola në 15 paraqitje me UD Logroñés, pritet të largohet nga klubi aktual që të martën, sapo marrëveshja të bëhet zyrtare. Burime pranë negociatave bëjnë me dije se lojtari dhe përfaqësuesit e tij janë shumë të kënaqur me kushtet financiare dhe trajtimin e ofruar nga klubi madrilen, si edhe me klauzolën e lirimit prej 150 mijë eurosh të përfshirë në marrëveshje. Në Madrid, Rezola shihet si një përforcim me perspektivë për “La Fábrica”, me klubin që synon të vazhdojë forcimin e akademisë me lojtarë të rinj, të aftë për t’u zhvilluar dhe për të arritur në ekipin e parë në të ardhmen.

sfidanti.al