Dramë për Kristensen, mbyll sezonin dhe karrierën

Ndeshja e të martës në Guadalahara, ka qenë e fundit me fanellën e Barcelonës për mbrojtësin danez Andreas Kristensen, i cili me sa duket ka mbyllur sezonin dhe kësisoj edhe karrierën me klubin katalanas. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se futbollisti të cilit i mbaron kontrata në qershorin e vitit 2026, ka pësuar një ndrydhje në gjurin e këmbës së majtë gjatë stërvitjes së të shtunës dhe kësisoj u hoq nga lista për ndeshjen ndaj Vijarealit. Testet mjekësore përkatëse të kësaj të diele konfirmuan më të keqen, pasi Kristensen ka këputje të pjesshme të ligamentit kroçiat të jashtëm në gjurin e majtë. Sipas burimeve pranë klubit, kjo nënkupton se ai do të qëndrojë të paktën 4-5 muaj jashtë fushave të lojës, pasi nuk do t’i nënshtrohet kirurgjisë, me shpresën që rikuperohet në kohë për një pjesëmarrje të mundshme në Botëror.

Por kjo praktikisht ka mbyllur karrierën e tij me klubin katalanas, pasi kontrata e lojtarit përfundon në qershor dhe te Barcelona nuk kanë ndër mend ta rinovojnë atë. Me dëmtimin e Kristensen dhe me situatën e Arauhos, Barcelona duket e detyruar të hyjë në merkato për të kërkuar alternativa për prapavijën.