Federata e Futbollit e Ukrainës ka vendosur stadiumin ku do të luajë për fazën “play off” të Botërorit 2026. Ukrainasit do të luajnë në Valencia të Spanjës ndeshjet e tyre. Më saktësisht në “Estadi Ciutat de Valencia”, aty ku zhvillon ndeshjet e tij ekipi i Levantes. Ndeshja e parë e Ukrainës është programuar më 26 mars, ndaj Suedisë. Më pas, nëse do të fitojë ndaj Suedisë, Ukraina do të përballet me fituesin e çiftit Poloni-Shqipëri. Ndeshja e dytë, ku Shqipëria shpreson të jetë pjesë, është rezervuar për datën 31 mars. E njëjta gjë do të ndodhë edhe nëse Shqipëria dhe Ukraina humbin ndeshjet e tyre, pasi do të luanin një miqësore të detyrueshme.
sfidanti.al

