Como humb Moratën për një kohë të gjatë

Como ka marrë një goditje të fortë në këtë fundviti, pasi klubi ka konfirmuar se Álvaro Morata do të mungojë për një periudhë të gjatë për shkak të një dëmtimi serioz. Sulmuesi spanjoll u detyrua të linte fushën në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe kontrollet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim të shkallës së lartë të muskulit aduktor të kofshës së majtë. Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Morata ka nisur tashmë trajtimin fizioterapeutik sipas protokollit rehabilitues të shoqërisë, ndërsa kohëzgjatja e rikuperimit do të vlerësohet javë pas jave, në varësi të ecurisë klinike. Humbja e tij përbën një problem të madh për Como-n, që do të duhet të përballet me ndeshjet e ardhshme pa njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm në repartin ofensiv.

sfidanti.al