Federata Ndërkombëtare e Atletikës lejon 12 sportistë rusë të marrin pjesë në evenimentet më të rëndësishme ndërkombëtare, sigurisht jo nën flamurin e vendit të tyre. Bordi drejtues i këtij institucioni theksoi se këta sportistë i kanë plotësuar kriteret e përzgjedhjes së IAAF dhe për këtë arsye ata fituan të drejtën që t’u rikthehen garave. Kështu, pritet të jenë sërish në pista Kristina Svikova e cila në të vërtetë ishte e pranishme edhe në Meetingun e Montgeron në Francë si dhe atletja e kërcimit me shkop Anzhelika Sidorova. Vlen të theksohet se Federata Ruse e Atletikës për shkak të skandalit të dopingut është përjashtuar nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare dhe këtu përfshihet edhe Botërori i Atletikës që do të zhvillohet në muajin gusht në Londër.
sfidanti.al