Drejtuesit e UEFA-s kanë zhvilluar një takim me organizatorët e një organizate pro-palestineze për të diskutuar mbi pezullimin e mundshëm të Izraelit nga arena ndërkombëtare.
Fushata e “Game Over Israel” u lançua në Nju Jork më 17 shtator, një ditë pasi Kombet e Bashkuara (OKB) konsideruan veprimtarinë e ushtrisë së Izraelit në Gaza si gjenocid.
Siç dihet UEFA ka qenë shumë pranë dënimit të Izraelit edhe në fund të muajit shtator, por në atë kohë krerët e saj vendosën që të shtyjë këtë vendim pasi më 29 shtator, falë ndërmjetësimit të SHBA, nisi edhe armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.
Takimet mes përfaqësuesve të UEFA-s dhe “Game Over Israel”, të cilat janë intensifikuar edhe më shumë prej shpalljes së armëpushimit, po mbahen pasi po diskutohen mekanizmat sipas të cilëve mund të merret vendimi për pezullimin e kombëtares së futbollit të shtetit në fjalë.

