FC Bayern po sheh gjithnjë e më shumë dritë jeshile për të ardhmen afatgjatë të Harry Kane. Edhe pse sulmuesi ka ende një klauzolë largimi aktive deri në janar 2026, shenjat e fundit tregojnë se ai është gjithnjë e më pranë qëndrimit në Bavari. Deklaratat e reja të presidentit të nderit, Uli Hoeness, vetëm sa e forcojnë këtë bindje.
Në eventin “Power Days” të Jürgen Höller në Olympiahalle, Hoeness foli hapur për situatën kontraktuale të Kane:
Hoeness theksoi se arsyeja kryesore e qëndrimit të mundshëm të Kane lidhet me jetën jashtë fushe:
“Familja e tij ndihet shumë rehat këtu. Në Munich mund të jetosh i qetë. Harry Kane në shtëpi, në Londër, lëvizte me truproja. Unë personalisht nuk do të doja të jetoja kështu,” shtoi ai.
Kjo qetësi dhe siguri, e kombinuar me statusin e tij si lider te Bayern-i, po e bindin gjithnjë e më shumë kapitenin e Anglisë të zgjasë aventurën në Bundesligë.
Bayern shpreson të mbyllë gjithçka para aktivizimit të klauzolës së ardhshme, duke e blinduar sulmuesin që ka qenë vendimtar si në kampionat ashtu edhe në Europë.
sfidanti.al

