Pas fitores së tyre kundër Cagliarit në raundin e fundit të sezonit të ligës, Juventusi do të rikthehet në aksion të martën në orën 18:00 kundër Udineses në raundin e 16-shes të Kupës së Italisë. Lajmi i ditës për bardhezinjtë lidhet me Dusan Vlahoviç. Sulmuesi serb ka pësuar një dëmtim të muskujve dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.
“Sa i përket kohës së saktë, duhet të flasim me mjekët, sepse janë ata që e dinë se çfarë po ndodh. Mendoj se ai do të jetë jashtë për dy deri në tre muaj”, tha Luciano Spalletti në konferencën për shtyp para ndeshjes.
Duke folur për ekipin, trajneri i Juventusit sqaroi: “Duhet të presim disa ndryshime, sepse kanë kaluar vetëm pak orë dhe kemi luftuar mendërisht dhe fizikisht. I gjithë grupi po punon mirë, kështu që të gjithë meritojnë pak hapësirë”.
Pa Vlahoviç, mund të jetë radha e dy shokëve të tij të ekipit: “Shpresoj që David dhe Openda ta shfrytëzojnë mungesën e Dusanit si një mundësi, sigurisht. Ata kanë karakteristika të ndryshme dhe për këtë arsye mund të luajnë së bashku, ata punojnë mirë së bashku, pastaj do të duhet të shohim se si t’i menaxhojmë ata gjatë 90 minutave”.
sfidanti.al

