Ndahen vazot e shortit të Kupës së Botës 2026

Kur kanë mbetur më pak se 200 ditë deri në fillimin e Kupës së Botës 2026, për herë të parë me 48 ekipe, janë konfirmuar procedurat për përcaktimin e përbërjes së 12 grupeve prej katër ekipesh të turneut.

Një nga momentet më emocionuese në rrugën drejt Kupës së Botës FIFA, shorti përfundimtar do të mbledhë së bashku trajnerë dhe zyrtarë nga të gjitha ekipet e kualifikuara – dhe ato që janë ende në garë – të premten, më 5 dhjetor, në Qendrën prestigjioze John F. Kennedy për Artet Performuese në Uashington DC, ku ata do të zbulojnë kundërshtarët e tyre në ndjekje të lavdisë përfundimtare.

Procedurat e shortit përfundimtar përcaktojnë që vendet pritëse Kanadaja, Meksika dhe SHBA-ja do të ndahen në vazon 1, dhe 39 ekipet e mbetura të kualifikuara do të ndahen në katër vazot me nga 12 ekipe secila sipas Renditjes Botërore të FIFA-s për Meshkuj të publikuar të mërkurën, më 19 nëntor 2025.

Së fundmi, dy vendet që do të fitojnë  Play-Off-in Interkontinental për Kupën e Botës 2026, si dhe katër vendet që do të fitojnë Play Off-in evropian, do të shkojnë në vazon 4.

Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani

Vazo 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Republika e Koresë, Ekuador, Austri, Australi

Vazo 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrika e Jugut

Vazo 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, Play-Off-et Evropiane A, B, C dhe D, Turneu Play-Off i FIFA-s 1 dhe 2

Shorti do të fillojë me të gjitha ekipet nga vazo 1 të shortuara në grupet A deri në L. Më pas do të vazhdojë me vazot 2, 3 dhe 4 në atë renditje.