Llogaritë në Kategorinë e Parë kanë filluar të bëhen më të qartë. Këtë javë do të luhet java e 13-të, ndërsa ndeshjet janë rezervuar më 28 dhe 29 nëntor. Më përjashtim të Skënderbeut, ndeshje e tjera do të nisin në orën 13:30. Gjithçka do të nisë me Besa – Korabi. Dy klube që masin forcat të premten, prej orës 13:30. Skënderbeu që ka një distancë sigurie prej 9 pikësh, përballet me Lushnjën. Ky takim do të luhet në Korçë prej orës 15:30. Pogradeci – Iliria është supersfida e javës. Të dyja ekipet po luftojnë që t’i marrin Laçit vendin e dytë. Ky takim është programuar për të shtunën. Kastrioti – Laçi është po ashtu një përballje interesante.
28 nëntor(e premte)
Besa – Korabi, ora 13:30
Skënderbeu – Lushnja, ora 15:30
29 nëntor(e shtunë)
Pogradeci – Iliria, ora 13:30
Luftëtari – Apolonia, ora 13:30
Kukësi – Burrreli, ora 13:30
Kastrioti – Laçi, ora 13:30
sfidanti.al

