Pero Pejiç ( sulmues i Kukësit): “ Ky është një titull i merituar kur kujton se edhe në vitet e tjera kampionet gjithnjë janë kontestuar”
Ardian Takaj ( president i Skënderbeut): “ Ato që pashë në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu nuk i kam imagjinuar twrw kwto vite. Me erdhi turp qw jam pjese e kwtij futbolli”
Elis Bakaj ( sulmues i Vllaznisë): “ Nuk më bëjnë këmbët që të luajë kundër Tiranës kur e di që do të
paragjykohesha nga të dy ekipet. Nuk do ta shoh fare ndeshjen…”
Sfidanti.al : “ Elis Bakaj dhe Gilman Lika më parë se të braktsinin ndeshjen jetike për klubet e tyre, duhet të kishin refuzuar ndeshjet teater që kanë aktruar keqazi klubet e tyre në këtë sezon..”
Arsen Hoxha ( ish-disenjatori i arbitrave): “ kam bërë një sondazh me arbitrat kur isha në krye të tyre dhe më rezultoi se 100% e tyre më pranuan se ekkzistonte fenomeni i marrjes së parave nga klubet”
Artan Sakaj ( ish-futbollist i Flamurtarit): “ E dini çfarë marifeti ndodhi në finalen Kukësi-Skënderbeu? Skënderbeu i huazoi arbitrin Enea Jorgji ekipit të Kukësit që të shpallej kampion..”
Mladen Milinkoviç ( trajner i Luftetarit): “ E kisha nën kontroll ekipin dhe po punonim me ndershmëri në fillim të kampionatit, por nuk e dija se u kisha prishur punë të tjerëve..”
Neptun Bajko ( ish-trajner i Kombëtares): “ Kur Tirana dhe Vlaznia bënin aleanca në dëm të futbollit të ndershëm, qanin tifozët dhe ata dukeshin të lumtur. Siç vajtën punët..po qajnë edhe vetë..”
sfidanti.al