Partizani barazon me Vllazninë

Partizani ka barazuar 1-1 me Vllazninë në ndeshjen e javës së 12-të, të luajtur në “Arena e Demave”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH1.

Një ndeshje me ritëm, me të kuqtë që krijuan disa mundësi shënimi në pjesën e parë dhe arritën të dërgojnë topin në rrjetë në fund me anë të sulmuesit Toma. Në pjesën e dytë ndeshja ishte akoma më e hapur dhe rastet nuk munguan për të dyja skuadrat. Kuqeblutë arritën të vendosin barazpeshën me anë të Malës në minutën e 59-të, ndërsa të kuqtë humbën mundësi të pastra shënimi.

Rezultati 1-1 mbeti në fuqi deri në sinjalizimin e fundit të gjyqtarit, me Vllazninë që mbetet në vendin e parë me 24 pikë(ndjekur nga Elbasani po me 24 pikë), ndërsa Partizani në vendin e 7-të me 13 pikë.