Shqipëria sfidon Poloninë, historiku i takimeve direkte

Është hedhur ditën e sotme në selinë e FIFA-s në Zyrih, shorti i fazës së Play Off-it të Kupës së Botës për zonën europane. Polonia është rivali i Shqipërisë në gjysmëfinale, sfidë me një takim, që do të luhet më 26 mars të vitit 2026. Nëse kuqezinjtë kalojnë me sukses ndeshjen kundër Polonisë do të luajnë në finalen që të çon në Botëror me fituesin e sfidës Ukrainë-Suedi.

Përballjet me Poloninë

Polonia nuk është një rival i panjohur për shqipërinë. Dy skuadrat janë përballur 15 herë me njëra-tjetrën dhe bilanci anon nga polakët që kanë fituar 10 takime, kuqezinjtë kanë fituar 2 ndeshje, ndërsa 3 sfida janë mbyllur në barazim. Ndeshja e fundit e luajtur mes dy skuadrave më 10 shtator të vitit 2023, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, është fituar nga Shqipëria 2-0.

Ndeshjet

06.11.1949 Poloni – Shqipëri 2-1 Miqësore

01.051950 Shqipëri – Poloni 0-0 Miqësore

29.11.1953 Shqipëri – Poloni 2-0 Miqësore

14.10.1970 Poloni – Shqipëri 3-0 Kualifikuese EURO

12.05.1971 Shqipëri –Poloni 1-1 Kualifikuese EURO

31.10.1984 Poloni – Shqipëri 2-2 Kualifikuese FIFA

30.05.1985 Shqipëri – Poloni 0-1 Kualifikuese FIFA

19.10.1988 Poloni – Shqipëri 1-0 Kualifikuese FIFA

15.11.1989 Shqipëri – Poloni 1-2 Kualifikuese FIFA

29.05.2005 Poloni – Shqipëri 1-0 Miqësore

27.05.2008 Shqipëri – Poloni 0-1 Miqësore

02.09.2021 Poloni – Shqipëri 4-1 Kualifikuese FIFA

12.10.2021 Shqipëri – Poloni 0-1 Kualifikuese FIFA

27.03. 2023 Poloni – Shqipëri 1-0 Kualifikuese EURO

10.09.2023 Shqipëri – Poloni 2-0 Kualifikuese EURO

sfidanti.al