Manchester United përballet me një problem serioz në repartin ofensiv, pasi Benjamin Sesko do të mungojë të paktën një muaj për shkak të një dëmtimi në gju. Sulmuesi slloven u dëmtua gjatë përballjes ndaj Tottenham dhe mungoi edhe në ndeshjet me kombëtaren, ndërsa kontrollet mjekësore kanë përjashtuar një dëmtim të rëndë, por gjithsesi lojtari do t’i nënshtrohet një periudhe rehabilitimi të detyrueshëm. Sesko pritet të rikthehet në fushë vetëm në fund të dhjetorit, duke lënë trajnerin Ruben Amorim pa një nga alternativat kryesore në sulm, në një moment kur United po lufton për rikthimin në formë dhe rezultate. 20-vjeçari iu bashkua “Djajve të Kuq” këtë verë, pasi u transferua nga RB Leipzig për 76 milionë euro, por deri tani nuk ka arritur të lërë gjurmë. Sesko ka shënuar vetëm 2 gola në 12 ndeshje zyrtare, duke mos bindur plotësisht as trajnerin, as tifozët.
sfidanti.al

