Silvinjo: Ishte e vështirë

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Silvinjo ka komentuar fitoren 1-0 të arritur përballë Andorrës që siguroi biletën për në play off të Botërorit 2026. “Nuk ishte e lehtë. E dinim që ishte një kundërshtar i vështirë. Anglia ka fituar 1-0, Letonia barazoi, Serbia ishte 1-1 në pjesën e parë. Ne po rritemi, po bëjmë mirë, por nuk jemi Gjermania që të fitojmë 6-0”.

“Ishte e vështirë, por mbaroi dhe tani po festojmë. Për herë të parë po shkojmë në play off, ishte një mbrëmje e mrekullueshme. Mungesë loje? Mendoj se duhet të festojmë të gjithë, ndodh për herë të parë një arritje e tillë. Tifozët meritojnë gjithçka, është hera e parë, është shumë bukur. Kemi humbur vetëm kundër Anglisë, nuk është pak”.

sfidanti.al