150 milionë euro për Vinicius Junior

Sipas gazetarit të Sky Sports, Sacha Tavolieri, klubi i Real Madridit ka vendosur një çmim prej 150 milionë eurosh për sulmuesin brazilian Vinicius Junior. Kontrata e Viniciusit skadon në verën e vitit 2027, dhe deri më tani palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për rinovimin e saj. Megjithëse lojtari është një nga figurat kryesore të skuadrës madrilene, çështja e kontratës së re mbetet e hapur dhe po ndiqet me vëmendje nga klubet e mëdha evropiane.

Burimet afër klubit bëjnë të ditur se Real Madrid nuk do ta shiste lojtarin nën këtë vlerë, ndërsa një transferim në Evropë duket pak i mundshëm për shkak të kostos së lartë të kartonit dhe pagës së tij. Në anën tjetër, klubet nga Arabia Saudite janë të vetmet që mund ta përballojnë ekonomikisht një ofertë të tillë, si në aspektin financiar ashtu edhe atë të pagës personale.

Megjithatë, sipas raportimeve, vetë Vinicius nuk është i prirur të largohet drejt Lindjes së Mesme në kulmin e karrierës së tij, pasi dëshiron të qëndrojë në futbollin europian dhe të vazhdojë sukseset me Real Madridin. E ardhmja e ‘yllit’ brazilian mbetet e pasigurt, por një gjë është e qartë: kushdo që dëshiron ta marrë, duhet të jetë gati të paguajë plot 150 milionë euro.

sfidanti.al