Reali merr vendimin për Vinicius

Lajmet e fundit që po qarkullojnë po ngjallin polemika te në kampin e Real Madridit. Sipas “Sport Bild”, drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur ta shesin Vinicius Junior në verën e vitit 2026.

Vendimi, i cili tregon një ndryshim dramatik në strategjinë e klubit, thuhet se është marrë pas “El Clasicos” së fundit kundër Barcelonës, pas atij reagimi për shkak të zëvendësimit. Edhe pse Vinicius shihej si i paprekshëm, tanimë nuk mund të cilësohet si i tillë. 25-vjeçari, në këtë sezon të La Liga, ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.

sfidanti.al