Europa League, Juxhin Xhaja kryesori i ndeshjes FC Basel-FCSB

UEFA i ka besuar një skuadre arbitrash nga Shqipëria ndeshjen mes FC Basel dhe rumunëve të FCSB. Juxhin Xhaja do të jetë kryesori i takimit, i cili do të luhet të enjten në orën 18:45. Në këtë duel Xhaja do të ndihmohet nga vijërojtësit Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo. Ndërsa arbitri i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj. Sa i përket dhomës së VAR, italiani Michael Fabbri do të ndihmohet nga asistenti Kreshnik Barjamaj.

Sfidanti.al