Pas ankthit që përfshiu tifozët verdhekuq në ndeshjen ndaj Milanit, lajmet e fundit nga kampi i Romës sjellin një frymë lehtësimi për Paulo Dybalan. Sulmuesi argjentinas ka pësuar një lëndim muskulor në fleksorin e kofshës së majtë, por dëmtimi nuk rezulton serioz dhe periudha e rikuperimit pritet të jetë e shkurtër.
Dybala u detyrua të largohej nga fusha pas shënimit të penalltisë ndaj Milanit, duke ndier menjëherë dhimbje në pjesën e pasme të kofshës. Fillimisht u fol për një dëmtim të mundshëm të rëndë, por rezultatet e ekzaminimeve mjekësore konfirmuan se bëhet fjalë për një lësion të lehtë, që nuk do ta mbajë për një kohë të gjatë jashtë fushave.
Sipas “Corriere dello Sport”, stafi mjekësor i Romës është optimist dhe pret që lojtari të rikthehet në dispozicion pas pushimit të kampionatit, nëse procesi i rikuperimit shkon sipas planit. Trajneri De Rossi, megjithatë, pritet të mos rrezikojë argjentinasin dhe do ta kthejë në fushë vetëm kur të jetë plotësisht i shëruar.
Ky është dëmtimi i dytë muskulor për Dybalan në këtë sezon, por për fat të mirë, kësaj here alarmi është më i vogël. Argjentinasi mbetet një nga pikat kyçe të skuadrës romane dhe pritet të jetë gati për sfidat e fundit të vitit.
sfidanti.al

