PSG, shqetëson Doue

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka thënë se nuk është një lajm i mirë lëndimi i yllit të ekipit, Desire Doue, i cili u detyrua të largohej me barelë nga fusha.

Doue u zëvendësua në minutën e 62-të nga Bradley Barcola pasi pësoi një dëmtim në kofshë. Pas vërshëllimës së fundit të barazimit 1-1 kundër Lorient, Enrique dha lajme shqetësuese për Doue. “Doue? Nuk e di, nuk jam mjeku, por nuk është lajm i mirë”, ka thënë fillimisht Enrique, i trishtuar që pa sulmuesin e tij të kthehej në spital vetëm disa javë pas rikthimit të tij. “Nuk i pashë imazhet, ishte në anën tjetër të fushës”, përfundoi trajneri spanjoll. Doue është një titullar i rregullt i PSG-së, duke mbuluar pozitën e sulmuesit anësor të djathtë, por herë pas here edhe si mesfushor sulmues.

sfidanti.al