Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës

Egnatia ka mposhtur Teutën me rezultatin 1-0 në javën e 9-të të “Abissnet Superiore”.

Në një ndeshje të luftuar në “Arena Egnatia” gjithçka u vendos në minutën e 43-të nga një gol i Albanese, duke i shkaktuar humbjen e parë Teutës(3 fitore, 5 barazime, 1 humbje).

Në pjesën e dytë mundësitë nuk munguan për të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Kështu Egnatia rikthehet te fitorja pas dy barazimeve radhazi(me Dinamon dhe Partizanin) dhe ngjitet në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Teuta mbete me 14 pikë.


sfidanti.al