Provokon Federata Ruse: Jemi gati të organizojmë Euro 2032

“Rusia është gati të presë Euro 2032 në vend të Italisë”, njoftoi presidenti i Federatës të Futbollit të Rusisë, Alexander Dyukov, për faqen ruse të internetit Sport.ru.

Kur u pyet se çfarë mund të ndodhë nëse “Italia humbet të drejtën për të pritur turneun për shkak të problemit me stadiumet”, Dyukov u përgjigj drejtpërdrejt, duke shprehur diponueshmërinë e plotë të Moskës.

“UEFA”, pohon faqja ruse e internetit, “ka miratuar vetëm një nga 10 vendet e propozuara, ndërsa i gjithë turneu mund t’i jepet Turqisë, që është bashkëorganizator i turneut me Italinë”.

sfidanti.al