Ylli brazilian i Real Madrid, Vinicius Junior, shkaktoi tension të madh pas zëvendësimit në minutën e 71-të gjatë “El Clasico” kundër Barcelonës (2-1 për Los Blancos). Kamerat kapën momentin kur ai shqiptoi fjalë ofenduese në portugalisht: “shko pi*****” dhe më pas: “Gjithmonë unë, po largohem nga ekipi. Më mirë të iki”.
Sipas mediave spanjolle, kjo sjellje mund të konsiderohet “shkelje serioze disiplinore” nga rregullorja e brendshme e klubit, e cila parashikon gjobë deri në 53 mijë euro dhe pezullim deri në 10 ditë pa pagesë. Aktualisht, Real Madrid nuk ka bërë deklaratë zyrtare, ndërsa brenda klubit ka debat të fortë: disa drejtues kërkojnë masë disiplinore, të tjerë preferojnë të zgjidhet çështja privatisht mes Xabi Alonso dhe lojtarit.
Sfidanti.al

