Ylli argjentinas i Interit, Lautaro Martínez, po përjeton një periudhë të artë në arenën evropiane. Sulmuesi zikaltër është aktualisht golashënuesi më i mirë i Champions League për vitin 2025, me 11 gola të shënuar në 10 ndeshje, duke lënë pas emra të mëdhenj të futbollit europian.
Në sezonin aktual, Lautaro ka arritur të realizojë 3 gola në dy ndeshje, një dopietë kundër Slavia Pragës dhe një gol ndaj Union SG, ndërsa në sfidën kundër Ajaxit qëndroi në stol. Pjesa tjetër e bilancit të tij i përket sezonit të kaluar, që nisi me ndeshjen ndaj Sparta Pragës në janar 2025. Argjentinasi shënoi: një gol ndaj Sparta Pragës, tre gola kundër Monakos, një gol ndaj Feyenoordit, dy gola në dy ndeshje kundër Bayern Munich, dhe një tjetër në përballjet me Barcelonën. Në sfidën e dytë kundër Feyenoordit Lautaro mbeti në pankinë, ndërsa në finalen ndaj PSG-së nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës.
Sfidanti.al