Kapllanaj shpërthen: Skenarë të vjetër, na thoni ta shkrijmë fare Bylisin!

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka shpërthyer në Rtsh pas humbjes kundër Vllaznisë, duke akuzuar hapur arbitrat për sulm ndaj Bylisit.

“Më duket se po u rikthehemi skenareve të vjetra, më kujtohet edhe me Vllazninë para dy viteve, me Beqiraj në VAR dhe Kridens Meta vëzhgues, më duket sikur ishte skenar i Sokol Jarecit sot.

Në 10 minutat e para kemi marrë 4 kartonë të verdhë, Vllaznia asnjë. Dhe rastet e Vllaznisë, të pandëshkuar. Shikoni sa faulla i janë dhënë Vllaznisë dhe si i janë dhënë.

Kur neve na anulohet penallti, edhe kur ne bëjmë gol në fund dhe na hiqet, mendoj kjo është dhunë. Nuk vjen dhuna nga presidentët dhe klubet, por nga Sokol Jareci dhe arbitrat. E kam akuzuar dhe kur ka ndodhur vjet me Tiranën, kur ishte Andi Koçi. Nuk më ka mbetur gjë tjetër, kjo është dhunë.

Vrapi? Ishte arbitër kukull, nuk ishte në lojë fare sot. Ai komandohej nga lart. Po e mbani mend ndeshjen me Vllazninë, ka qenë Kridensi në VAR dhe Beqiraj në fushë. Kemi qenë gati të braktisnim kampionatin.

Ne jemi Ballshi dhe na shohin si të vegjël, të na thonë që në fillim që nuk e keni vendin në Superiore. Ta shkrijnë ekipin B dhe të luajë ekipi i parë aty”.