Për shkak të lodhjes dhe ngarkesës së madhe gjatë periudhës së fundit të garave, mbrojtësi i kombëtares së Serbisë, Nikola Milenkoviç, nuk udhëtoi me ekipin drejt Andorrës, ku Serbia do të luajë ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Megjithatë, Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) i kushtoi një postim të veçantë në rrjetet sociale, duke i uruar ditëlindjen e 28-të.
Përveç Milenkoviçit, edhe Luka Joviç, Predrag Rajkoviç, Andrija Zhivkoviç dhe Dragan Rosiç nuk do të jenë pjesë e skuadrës për Andorrën. Arsye për mungesën e tyre janë: lëndime të përsëritura, dhimbje muskulore, gjendje gripale apo mbingarkesw fizike.
Për të plotësuar këtë mungesë, trajneri i përkohshëm i Serbisë, Zoran Mirkoviç, ka thirrur tre lojtarë të rinj: Luka Lijeskiç nga Radnički Kragujevac, Vuk Draškiç nga Crvena Zvezda dhe Mihajlo Cvetkoviç nga Anderleht-i. Këta tre lojtarë do të zëvendësojnë mungesat dhe do të jenë pjesë e përgatitjeve për këtë sfidë të rëndësishme.