Mark Slade, inxhinieri i pistës në skuadrën MekLaren në 2007, ka rrëfyer sesi Fernando Alonso u dha një shpërblim prej 1000 eurosh mekanikëve të tij në Nurburgring.
Alonso donte të falënderonte ekipin për punën e tyre, duke shpërndarë zarfet personalisht. “Në Nurburgring, 2007, në ditën e parë, Fernando më afrohet dhe më thotë: ‘Mund të më bësh një listë me të gjithë ata që punojnë në makinën time?’ Unë mendova: ‘Po, sigurisht që mundem që mundem i thashë’. Pastaj e pyeta: ‘Sa të detajuar?’ Sepse natyrisht, ka edhe njerëz që ruajnë pjesët, punëtorë në makina të ndryshme, dhe nuk është gjithmonë e lehtë të dallosh se kush punon direkt në makinën e tij.
Ai donte fillimisht të bisedonte me ta para fillimit të fundjavës”, tregon Slade, i cili më tej vijon: “I thashë, po, s’ka problem. Shkova në garazh, thirra djemtë dhe u thashë: ‘Dilni jashtë, Fernando do të flasë pak me ne’. Ai doli me një tufë zarfash në dorë dhe tha: ‘Më ka pëlqyer të ndaj fitimet me djemtë e makinës. Nuk e kam bërë këtë deri tani te MekLareni, por dua t’ju tregoj falënderimin për punën e mirë që bëni’.
Na shpërndau zarfat, i hapëm dhe aty ishin 1,000 euro për secilin”, kujton inxhineri.
“Isha i befasuar, përfshi edhe djemtë që ishin aty, teksa njëri prej tyre tha: ‘O zot, kjo është pak e çuditshme, nuk më ka ndodhur kurrë më parë’. Ne ishim të habitur, nuk dinim ç’të thoshim, kështu që thjesht e falënderuam shumë”, tregon Mark Slade.
Megjithatë, drejtori sportiv i MekLarenit, Dave Ryan, nuk e prit mirë këtë veprim dhe kërkoi që paratë t’i ktheheshin ekipit, duke kërcënuar me shkarkim ata që nuk e bënin këtë. Historia u përhap në media, ku u tha se Alonso po përpiqej të blinte besnikëri, por Mark Slade beson se kjo nuk ishte e vërtetë.
Slade thekson se ishte një gjest normal për kohën, dhe shumë pilotë të tjerë i falënderonin mekanikët në mënyra të ngjashme. Ai e përshkruan Alonson si një person shumë të vendosur dhe të përkushtuar, edhe pse kishte konflikte brenda ekipit, kryesisht për shkak të tensioneve me Luis Hamiltonin dhe familjen e tij.
sfidanti.al