Teuta ka siguruar një fitore 1-0 përballë Bylisit në javën e 6-të të “Abissnet Superiore”. Në “Niko Dovana” u zhvillua një ndeshje e kujdesshme, me shumë pak raste, për të përcaktuar fituesin me një episod në pjesën e dytë.
Pjesa e parë ishte e luftuar në mesfushë, por me pak raste në portat respektive. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 62-të: një gjuajtje e Votlai është devijuar për në portën ballshiote nga Abazaj.
Reagimi i ballshiotëve ishte i menjëhershëm, fillimisht Zhongo rrezikoi të shkaktonte autogol, ndërsa më pas Uallison u ndal nga shtylla.
Durrsakët adimistruan rezultatin deri në fund dhe u gëzohen tri pikëve që i vendos në pozicion pretendenti në klasifikim, 10 pikë dhe vendi i 5-të. Bylisi në vendin e 7-të me 6 pikë.
sfidanti.al