Një gol i Flamur Ruçit në pjesën e parë ka vendosur fatin e sfidës Vora-Egnatia. Rrogozhinasit fitojnë 1-0 sfidën e luajtur në Laç, marrin suksesin e katërt radhazi në kampionat dhe ngjiten në kuotën e 13 pikëve në tabelën e klasifikimit.
Sfida ka qenë e bukur dhe e luftuar. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat kanë pasur disa raste për shënim, por nuk kanë arritur që të dërgojnë topin në rrjetë.
Pas një starti jo të mirë, Egnatia duket se ka gjetur rrugën e duhur, duke koleksionuar fitoren e 4-t radhazi ën kampionat (si asnjë skuadër tjetër këtë sezon).
Vora pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe mbetet në kuotën e 7 pikëve në klasifikim.
sfidanti.al