Kur zoti Rama bëhet i pari  i futbollit, Duka… puth stolin ?

Kryeministri Rama ka kohë që po bën punët e presidentit Duka, po presidenti Duka i bën dot punët e Qeverisë?! Çfarë pretendon  më shumë një president futbolli  nga kryeministri i vendit të tij.  Trajnerin e Kombëtares Silvinjo ia solli të paketuar… bashkë me  rrogën e tij.   Sa herë që vjen FIFA ose UEFA, pra Infantino apo Ceferin, më parë shkojnë tek shefi i madh se sa tek shefi i vogël në FSHF. Edhe Komitetin Ekzekutiv i UEFA-s , që u mblodh ne Tirane pak kohe me pare, mbledhjen më pikante  e bëri në krymeministri  se sa  në zyrat e futbollit…

Dhe.. e fundit, një gol tjetër në portën e presidentit Duka . Si për ironi të fatit, zoti  Rama shfaqet me presidentin e Realit Madridit, Perez për të importuar në Shqipëri pak nga lavdia galaktike e klubit spanjoll . Kjo mund te quhet  ironi e fatit? Pse e tillë?  Disa vite më parë, i fikëm dritat Realit të madh dhe presidentit Perez, dhe Ronaldos, tamam  kur do të luanin ndeshjen më lilipute me Gramozin, kurse në kohën e sotme,  ,  “dritat  e futbollit”  do të vijnë nga Madridi…

Sfidanti.al