Georgina Rodriguez qëndron pa punë vetëm pak muaj. Sipas asaj që shkruan ‘el Mundo’ e dashura e Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e agjencisë së modeleve ‘Uno Models’ që ka zyrta në Barcelonë e Madrid dhe që konsiderohet si një prej agjencive lider jo vetëm në Spanjë, por edhe në arenën ndërkombëtare. Georgina që më parë kishte punuar në dyqanet e Guccit e Pradës, u shkarkua nga puna për shkak të pranisë së përhershme të paparazzëve pasi u mësua për lidhjen me yllin portugez të Realit të Madridit. Georggina 22 vjec dhe Ronaldo 32, e bënë publike lidhjen e tyre në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe vetëm pak kohë më vonë atë e pushuan nga puna për të gjetur vend te agjencia ‘Uno Models’.
sfidanti.al