Ousmane Dembele ka arritur të kurorëzojë me fitimin e “Topit të Artë” formën e shkëlqyer që kaloi sezonin e kaluar me Paris Saint Germain ku fitoi gjithë trofetë e mundshëm.
Në një intervistë për “Telefoot TF1” pas fitimit të “Topit të Artë”, Ousmane Dembele foli hapur për rrugëtimin dhe vështirësitë e tij në karrierë.
“Mendoj se janë kryesisht lëndimet. Pata shumë lëndime, por atëherë mësova shumë për trupin tim dhe për të qenë më profesional”, u shpreh francezi.
Ai shtoi se përvoja te Barcelona ishte vendimtare për rritjen e tij si futbollist dhe si person, duke i dhënë mësime të vlefshme.
“Veçanërisht ato vite te Barcelona më ndihmuan shumë. Atje mësova dhe u rrita jashtëzakonisht shumë”, përfundoi Dembele.
28-vjeçari iu bashkua PSG-së në vitin 2023, teksa ka zhvilluar 99 ndeshje me parisienët duke shënuar 43 gola e duke asistuar në 32 të tjerë.