Braktisi Zvicrën për Kosovën, Hajdari: Nder i madh, diçka që shkon përtej futbollit!

Kombëtarja e Kosovës është “përfocuar” edhe më shumë pasi qendërmbrrojtësi i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka vendosur që t’i bashkohet ekipit të Foda-s.Hajdari nuk është një rast i izoluar pasi vetëm javë më parë të njëjtin vendim të tij mori edhe Leon Avdullahu.

“Ka qenë një proces i gjatë dhe shumë i menduar. Kam rrënjë të thella si në Zvicër, ashtu edhe në Kosovë, dhe jam mirënjohës për gjithçka që federata zvicerane ka bërë për mua që nga fëmijëria. Në të njëjtën kohë, historia e familjes sime dhe identiteti im janë të lidhura fort me Kosovën”, tha Albian Hajdari.

sfidanti.al