Mesfushori i Milanit, Adrien Rabiot, foli për DAZN pas fitores 2-1 të Milanit ndaj Napolit.
Francezi u ndal pikërisht te shoku i tij i skuadrës, Luka Modriç. “Në këto ndeshje, kur je 10 kundër 11, duhet të japësh më shumë, ky është mentaliteti që duhet të kemi. Të luash me Lukën është e lehtë, ai di si ta menaxhojë lojën, madje edhe duke vrapuar kështu për 90 minuta në moshën 40-vjeçare. Nuk e di si ia del. Atij i pëlqen të luajë futboll, e shijon fushën. I pëlqen të mbrohet, të sulmojë… Jo vetëm ai, ne kemi shumë cilësi, madje edhe lojtarët e rinj. Edhe ne argëtohemi duke u mbrojtur, të gjithë luajtën mirë sonte, nuk ishte e lehtë. Por edhe me 10 lojtarë, pamë se mund të bëjmë shumë mirë”, tha francezi.