Coutinho tundohet nga Arabia Saudite

Sulmuesi Philippe Coutinho mund të jetë pranë një sfide të re pas vetëm një viti te Vasco da Gama. Mesfushori ofensiv është futur në radarin e disa klubeve nga Arabia Saudite, me oferta që pritet të lëvizin mes 3-4 milionë dollarësh.

Kontrata e Coutinhos me Vascon përfundon pas pak muajsh, ndaj një marrëveshje e shpejtë mund të realizojë transferimin e tij në Lindjen e Mesme. Ky hap do të shënonte një kapitull të ri për brazilianin, i cili u rikthye te Vasco da Gama pak më shumë se një vit më parë, por tashmë ka tërhequr interes nga jashtë. Para kthimit në Brazil, Coutinho ndërtoi një karrierë të pasur në Evropë, duke luajtur për Liverpoolin, Barcelonën dhe Bayern Munich. Kujtojmë, kulmin e karrierës Coutinho e kishte te skuadra e Liverpoolit, para se ta bënte kalimin te Barcelona në një marrëveshje mbi 120 milionë euro, që nuk doli aspak e suksesshme.

sfidanti.al