Connors për Sinner dhe Alcaraz: “Nëse të rinjtë nuk përmirësohen…”

Sezoni i tenisit po shkon drejt fazave përfundimtare, me turne të rëndësishme si Master 1000 në Shanghai dhe Paris, si dhe me pritshmëritë për ATP Finals. Këtë vit, dominimi ka qenë thuajse i plotë mes Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz, që janë përballur shpesh herë në finale — tre herë në Grand Slam (Roland Garros, Wimbledon dhe US Open) dhe dy herë në Master 1000 (Roma dhe Cincinnati).

Sipas Jimmy Connors, ky dominim mund të vazhdojë edhe në të ardhmen nëse tenistët e rinj nuk e ngrejnë nivelin:“Të rinjtë duhet të përmirësohen, e them me respekt maksimal. Përndryshe do të jetë vazhdimisht një duel Alcaraz-Sinner, Alcaraz-Sinner dhe sërish Alcaraz-Sinner. Kjo është ajo që pamë në tetë Grand Slams e fundit. Federer e Nadal papritmas u përballën me Djokovic e Murray gjatë rivalitetit të tyre.”

“Tani duhet që dikush të hyjë në këtë rivalitet mes spanjollit dhe italianit. Tenistët po bëhen më të zgjuar në fushë. Alcaraz filloi që herët të dijë si të pozicionohet. Prandaj lojtarë si Zverev e Tsitsipas duhet të kuptojnë shpejt ç’duhet të bëjnë. Dritarja e tyre për të fituar një Grand Slam po mbyllet me shpejtësi.”

Connors i bën një “thirrje alarmi” brezit të ri të lojtarëve: nëse nuk ecin në përparim, sporti mund të ngelet i izoluar në përplasjen midis dy yjeve kryesore.

sfidanti.al