Nëse dikush do të mendonte se Bundesliga këtë sezon do të kishte “betejë” për vendin e parë ekipi Vincent Kompmany e ka zhgënjyer. Bayern-i i Mynihut në këto katër javë të para jo vetëm është treguar solid duke mos lënë asnjë pikë, por ka lënë të kuptohet se mund të jetë një sezon rekordesh. Bayern-i i Kompany ka vendosur një rekord të ri pasi në katër ndeshje numëron 12 pikë ndërsa ka shënuar plot 18 gola. Diferenca e golave të shënuar me ato të pësuar është +15.
Një tjetër rekord i vendosur nga ekipi bavarez është edhe ai i golave të shënuar pasi asnjë skuadër tjetër në Bundesligë nuk ka mundur të shënojë 18 gola në katër ndeshjet e para. Sivjet Bayern mundi që t’i merrte rekordin që mbante Borussia Mönchengladbach prej sezonit 1967/68 ku në katër javët e para kishte shënuar plot 17 gola.
Përballë TSG Hoffenheim ka bërë historinë edhe Harry Kane, të cilit për shënuar 70 gola në Bundesliga i janë dashur vetëm 67 takime. Ndërsa sulmuesi britanik është i pari lojtar në historinë e Bundelsiga-s, i cili ka shënuar 17 penalltitë e para.
sfidanti.al