Një gol i shënuar nga Lorenzo Pellegrini, i dha fitoren 1-0 Romës në derbin ndaj Lazios. Dueli i vlefshëm për javën e katërt në Serie A, ishte shumë i luftuar dhe me raste shënimi, ashtu siç edhe pritej. Në fund, Lazio e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Belahyane u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 86-të. Me këtë sukses, Roma ngjitet në vendin e katërt me 9 pikë, ndërsa Lazio zbret në vendin e 14-të me vetëm 3 pikë.
sfidanti.al