Luis Díaz ka treguar një episod të veçantë nga merkatoja e verës, kur para transferimit te Bayerni për rreth 70 milionë euro, kishte pasur kontakte edhe me Barcelonën. Kolumbiani ishte në listën e shkurtër të katalanasve për të forcuar krahun e majtë të sulmit, përpara se Barça të vendoste të firmoste me Marcus Rashford. Në një intervistë, vetë Díaz konfirmoi interesimin: “Po, ka pasur disa bisedime, ashtu si ndodh gjithmonë në merkato. Por unë e mora vendimin me qetësi dhe me objektivitet, duke menduar për të ardhmen. Ishte një zgjedhje shumë e rëndësishme për mua.”
Sulmuesi shtoi se ndihet i lumtur me hapin që bëri: “Kam ardhur në një klub të madh dhe në një kampionat të madh. Këtu gjeta një grup fantastik, një familje të vërtetë.” Me këtë deklaratë, Díaz jo vetëm konfirmon interesin e Barcelonës, por edhe shpjegon pse preferoi Bayernin, ku tashmë është pjesë e një projekti ambicioz në Bundesliga dhe Champions League.
sfidanti.al