Harry Kane thyen rekordin e golave të David Beckham

Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, ka vendosur rekord të ri në Ligën e Kampionëve, duke u bërë lojtari anglez me më shumë kontribute në gola në historinë e këtij kompeticioni. Në fitoren 3-1 të Bayernit ndaj Chelseat, Kane realizoi dopjetë, duke e çuar numrin total të golave të tij në Ligën e Kampionëve në 53 (42 gola dhe 11 asistime). Me këtë arritje, ai ka kaluar legjendën angleze David Beckham, i cili mbylli karrierën me 52 gola në Ligën e Kampionëve. Ajo që e bën rekordin edhe më mbresëlënës është fakti se Kane e arriti këtë në vetëm 58 ndeshje, ndërsa Beckham kishte nevojë për 107 takime në fanellat e Manchester United, Real Madridit, Milanit dhe PSG-së.

Ky është një tjetër kapitull i artë n

sfidanti.al