Halli i futbollit tonë : si hëngri UEFA, çfarë vere piu UEFA…
Ky futbolli që luajnë të pasurit ..është kafshatë që nuk kapërdihet! Një ditë të bukur, erdhi UEFA në një një nga vendet që ka futbollin më të varfër në Europë,mu në Tiranë, ku stadiume janë më të shkrehur se kudo , por kemi ..presidentin më të ngrehur se kudo ! Thonë se bën histori që shkelën në Tiranë, se kjo ngjarje ishte zgjatim i bujshëm i “hollivudit sportiv” si finalja e Konferencë Ligës që u bë në Tiranë si, Xhirro e Italisë, aposi projekti tollovitës për një garë të Formula 1…
Nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë që i gjithë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s të zbarkonte në një tempull të politikës, siç ndodhi me vizitën në krymeministri. Dikush me humor kishte ngacmuar kolegët : Kam dëgjuar se po u afrove shumë tek kryeministri Rama, më pas të vjen shkarkimi ! Një tjetër kishtë thënë se është me fat Duka që gjysmën e punës ia bën kryministri, duke filluar nga gjetja e trajnerit të Kombëtares deri tek pritja e shefave të futbollit botëror..
Por qershia mbi torte.. paska qënë kur është shfaqur në ekran e tij “çarter” presidenti Duka dhe ka zbuluar sekretin e madh, “gralin e shenjtë”. Çfarë menuje pati UEFA , çfarë vere piu UEFA, si fjeti natën UEFA , dhe ..sa kokrra hide mori me vete presidenti i PSG-së !
Sfidanti.al