Vuçiç këmbëngul që me Shqipërinë të luhet në Leskovac

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar publikisht se dëshiron që kombëtarja serbe t’i zhvillojë ndeshjet e saj në Leskovac, në vend të Beogradit. Gjatë një interviste për ‘Informer TV’, Vuçiç kritikon sekretarin e përgjithshëm të Federatës, Branko Radujk, për vendimin që e largoi ekipin nga Leskovaci.

Presidenti kujtoi humbjen 4-1 ndaj Anglisë, në Beograd në 1987, duke thënë se qyteti nuk e ka kuptuar kurrë rëndësinë e kombëtares. Ai shtoi se shumë skuadra, si Zvicra dhe Danimarka, kanë luajtur në Leskovac pa problem, ndërsa Anglia nuk e pranoi këtë impiant.

Në fokus mbetet sjellja e tifozëve dhe dënimi i mundshëm që Serbija mund të marrë nga UEFA dhe FIFA, por Vuçiç është optimist për një atmosferë të mrekullueshme në Leskovac.

Shumë besojnë se presidenti i Serbisë u lëndua nga brohoritjet kundër tij në stadiumin e mbushur “Rajko Mitić”, për këtë arsye ai kërkon që ndeshja ndaj Shqipërisë të zhvillohet në një stadium me kapacitet rreth 8,000 vendesh.

“Pse nuk luajtëm në Leskovac? Askush nuk mund të më shpjegojë, përveç faktit që e kërkuan anglezët. E thashë atëherë, kur ndodhi. Tani thonë: ‘Gabuam, tani do të luajmë ndaj Shqipërisë në Leskovac.’ Dhe natyrisht do të jetë atmosfera më e mirë e mundshme. Mund të humbasim, mund të fitojmë, por do të ketë atmosferën më të mirë të mundshme. Nëse na lejojnë të kemi ndonjë tifoz në tribunë, UEFA, FIFA, nuk di më kush e vendos, për shkak të shkeljeve të tifozëve, në Leskovac do të jetë një atmosferë e mrekullueshme, të paktën njerëzit do të mbështesin Serbinë. Me gjithë forcën, me gjithë zemrën. Leskovaci është fortesa jonë.”

sfidanti.al