Tirana afron një tjetër parametër zero në mbrojt

Me sesionin e merkatos të mbyllur prej ditësh tashmë Tirana mund të përforcohet vetëm me lojtarë, të cilët nuk kanë mundur që të sigurojnë një kontratë. I tillë është edhe Ziad Ouled-Haj-M’hand, i cili pritet që të zyrtarizohet brenda 24 orëve nga Tirana. Lojtari në fjalë është qendërmbrojtës dhe vjen në Tiranë pas aventurës në Slloveni te ND Gorica. 22-vjeçari, i cili ka lindur në Amsterdam, ka edhe nënshtetësi marokene.

sfidanti.al