Erling Haaland ka kaluar një episod të pazakontë gjatë grumbullimit me kombëtaren e Norvegjisë. Sulmuesi i Manchester City-t zbuloi në rrjetin social Snapchat se ka goditur me fytyrë derën e autobusit të ekipit, çka i shkaktoi një dëmtim të vogël dhe i detyroi mjekët t’i vendosnin tri qepje.
Ngjarja ndodhi në Oslo, teksa Norvegjia po përgatitet për ndeshjen kundër Moldavisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, që do të zhvillohet të martën, më 9 shtator. Haaland u gjakosej menjëherë pas goditjes dhe u trajtua në vend nga stafi mjekësor.
Shaka me shokët e skuadrës
Më vonë, vetë Haaland ndau lajmin me humor:
“Sapo u përplasa me derën e autobusit. Tri qepje,” – shkroi ai në Snapchat, duke treguar edhe plagën.
Një ndjekës e pyeti nëse dikush e kishte goditur me grusht, ndërsa një tjetër përmendi emrin e Martin Ødegaard. Sulmuesi norvegjez, duke mos humbur sensin e humorit, iu përgjigj me një buzëqeshje:
“Korrekt.”
Në dyshim për Moldavinë?
Megjithëse incidenti nuk dukej serioz, mbetet për t’u parë nëse Haaland do të jetë gati për ndeshjen kundër Moldavisë. Norvegjia synon fitoren e pestë radhazi në Grupin I, në përpjekje për të siguruar rikthimin në një Botëror për herë të parë që prej vitit 1998.
sfidanti.al