Mes luftës dhe futbollit

Të udhëheqësh një kombëtare në kohë lufte është më shumë se sport. Për Ihab Abu Jazar, trajner i Palestinës, futbolli është kthyer në një formë rezistence dhe një zë i fuqishëm për popullin e tij. Në një intervistë të dhënë nga një pikë kontrolli kufitar, ai rrëfeu realitetin dramatik me të cilin përballet çdo ditë skuadra palestineze.

“Edhe telefoni na tremb”

“E dini çfarë na frikëson më shumë? Telefoni. Çdo njoftim mund të sjellë lajmin për vdekjen e një miku apo të një familjari”, – thotë Abu Jazar, që ka humbur mbi 250 persona të afërt nga lufta. Ai e mori drejtimin e kombëtares më 3 dhjetor 2024, në kohën kur ekipi nuk luan në shtëpi prej më shumë se 2.100 ditësh.

Sporti i shkatërruar

  • Në Palestinë, sporti është praktikisht i paralizuar.
  • 280 infrastrukturave sportive janë dëmtuar ose shkatërruar;
  • disa stadiume janë përdorur si qendra ndalimi;
  • kampionati është i pezulluar prej tre vitesh;
  • 774 sportistë e zyrtarë kanë humbur jetën nga konflikti.

 

Për të ndërtuar skuadrën, trajneri detyrohet të mbështetet te lojtarët që luajnë jashtë vendit ose janë të lirë nga kontratat.

Humbjet personale dhe dhimbja e pa fund

Abu Jazar kujtoi me lot në sy vrasjen e ndihmësit të tij, Hani Al-Masdar, “një hero”, i cili u vra ndërsa shpërndante ndihma humanitare. Një tjetër figurë e futbollit palestinez, Suleiman Al-Obeid, “Pelé i Palestinës”, humbi jetën duke pritur në radhë për ushqim.

“Njëri u vra duke ndihmuar, tjetri sepse kishte nevojë për ndihmë. Ky është realiteti ynë tragjik”, – tha trajneri.

Mesazhi për Italinë

Në prag të ndeshjes Itali–Izrael, Abu Jazar i bëri thirrje kombëtares italiane:

  • të mbajë një minutë heshtje për viktimat palestineze;
  • të lejojë ngritjen e flamurit palestinez në stadium;
  • të kujtojë gjestin e Italisë së vitit 1982, kur skuadra ia dedikoi Botërorin popullit të Palestinës.

“Çdo ndeshje është një akt rezistence”

Pavarësisht dhimbjes, trajneri thekson se motivimi i lojtarëve vjen nga vetë populli:

 

“Në skuadër ka futbollistë që kanë humbur prindër e vëllezër. U them vetëm një gjë: të mos dorëzohen. Ne jemi një popull që do jetën. Përmes futbollit duam të tregojmë se imazhi që na është pikturuar është i rremë. Çdo ndeshje është një provë e forcës sonë dhe e të drejtës për të jetuar me dinjitet.”

Për Palestinën, futbolli nuk është vetëm lojë: është mbijetesë, rezistencë dhe një thirrje për paqe.

sfidanti.al